Basha: Ditë të mira janë para nesh. 21 Qershori, demonstrim i vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë

Hënë, 17 June 2019 22:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu lidhur me audiopërgjimet e gazetës “Bild” për shitblerjen e votave në Dibër, renditi arsyet se pse ai ndihet keq dhe i trishtuar në vend që të ndihej i shpaguar për luftën 6 vjeçare. Basha u shpreh se nuk ka më asnjë dyshim se shteti është një lukuni banditësh.

Basha: Qeverisja që buron nga kriminelët dhe paratë e klientëve u shërben vetëm atyre.

Vetëm një qeveri që del nga vota e lirë e popullit do t’i shërbejë popullit.

Vetëm një qeveri që varet nga vullneti i njerëzve u shërben njerëzve.

Dua t’u them ju, të gjithë bashkëqytetarëve të mi, që të jeni besimplotë për të nesërmen, se ditë të mira janë përpara nesh, se hajduti Edi Rama do të ikë dhe do të japë llogari bashkë me gjithë mercenarët e tij të korruptuar dhe kriminelët me të cilët uzurpoi Shqipërinë.

Unë si çdo politikan kam gabimet e mia.

Por ajo që më ndan mua dhe mijëra shqiptarë të tjerë është fakti se ne besojmë tek njerëzit, besojmë tek e ardhmja e Shqipërisë dhe nuk ndihemi padronë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Unë besoj tek demokracia dhe vlerat europiane të qeverisjes së mirë.

Unë besoj se Shqiptarët janë në gjendje të përqafojnë këto vlera

dhe të jetojnë me këto vlera.

Prandaj unë do të bëj çdo përpjekje që në Shqipëri të sundojnë demokracia dhe vlerat Europiane.

Për këtë dua t’ju ftoj të gjithë shqiptarëve ditën e premte në një manifestim për vlerat europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në një demonstrim për treguar se ne jemi ndryshe nga Edi Rama dhe kriminelët e mercenarët e tij. Mbi të gjitha në një demonstrim të vullnetit tonë të pakthyeshëm e të pandalshëm për të ndryshuar Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...