Përgjimet e BILD tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë dhe kapitullimin e shtetit të së drejtës!

Tuesday, 18 June 2019 11:45

Nga Klajda Gjosha

Sot më shumë se kurrë nuk ka më dyshime se djegia e mandatave ishte një vendim ekstrem por në thelb i drejtë, dhe i vetmi opsion për të sensibilizuar qytetarët mbi një çështje që prek të drejtën e tyre themelore, votën e lirë, të drejtën për të zgjedhur!

Cfarë duhet të presim më shumë për t’u zgjuar si komb dhe për të nisur një debat kombëtar mbi ndryshimin e sistemit dhe të mënyrës se si duhet të sillet politika? Cfarë duhet të presim më shumë për të shkundur nga themelet këtë drejtësi që mban peng të vërtetën?

Cfarë duhet të presim më shumë për t’i kërkuar Kryeministrit të mbaj përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë degradim të qeverisjes? Cfarë duhet të presim më shumë për të parandaluar një diktaturë të egër që po vendoset në vend?

Kemi arritur në pikën që Kryeminsitri kërcënon gazetarët për fjalën e lirë, ku drejtësia përdoret si kamzhik për qytetarët dhe opozitën, ku kryeprokurorja sëmuret me urdhër politik për të mos raportuar mbi realitetin e krimit dhe të dosjeve të mbajtura peng, ku parlamenti monist, ilegjitim kërkon të shkarkoj Presidentin e Republikës pse kërkon të rikthej dialogun në vend!

Vetëm qytetarët mund t’i bëjnë ballë kësaj cmendurie kombëtare, dhe unë besoj fort te vlerat e këtij populli, që sado mundohen ta mbajnë kokë ulur nga varfëria, nuk mund të pranoj kurrë nënshtrimin dhe shkeljen e dinjitetit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...