Kujdes mbajeni gazin! Kur OSBE kujdesej për barazinë gjinore pas zgjedhjeve në Dibër

Tuesday, 18 June 2019 15:51

Vetëm duke i parë nga perspektiva e zbulimeve të fundit të BILD, kuptohet roli i arbitrit që ndërkombëtarët luajnë në Shqipëri. Kështu menjëherë pas zgjedhjeve të shtatorit në Dibër ish shefi i atëhershëm i prezencës në vend, Robert Wilton (foto poshte), ai që ka hyrë në histori me shprehjen vota u vosh po nuk ndikoi në rrezultat, shqetësohej për barazinë gjinore të KZAZ-ve, për politizimin e tyre dhe nisur nga këto kërkonte reformë tërësore zgjedhore.

Dhe këto i thoshte me seriozitet megjithëse ishte në djeni të të gjitha denoncimeve që kishte bërë opozita dhe pa u shqetësuar aspak se rrezultati kishte ndryshuar me mbi 4 mijë vota. Shikonii me bold në deklaratën poshtë se cilat kanë shqetësimet e OSBE dhe se çfarë po shohin shqiptarët sot.

Résultat de recherche d'images pour "osbe Robert Wilton"

 

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert ëilton, bëri sot, pas përfundimit të afatit për ankime, deklaratën e mëposhtme lidhur me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

“Prezenca e OSBE-së i ndoqi zgjedhjet në Dibër nga afër dhe me shumë interes. Ne jemi njohur me rezultatin, si dhe me raportimet e ndryshme për procesin zgjedhor, përfshirë ato të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm.

Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore.

Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin pa humbur kohë këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...