Përgjimet e “Bild”, Xhixho: Rama të japë dorëheqjen dhe të përballet me ligjin

Tuesday, 18 June 2019 17:29

Nga Erisa Xhixho – (Nënkryetare e LSI)

Audiopërgjimet e gazetes prestigjoze gjermene “Bild” tregojnë edhe një herë se nga kush qeverisemi, nga krimi i organizuar ne bashkëpunim me ketë maxhornacë në një skemë mafioze.
Përdoret policia e shtetit si strukture politike e kriminale, kërcënohen qytetarët me vendin e punës, denigrohet dinjiteti i qytetarëve me blerjen e votës , perfshihen deputetë dhe punonjes te administrates publike me në krye të kësaj skeme kriminale të blerjes së votave kryeministrin Edi Rama.

Dhe në gjithë këtë mega skandal që do shkunte cdo qeveri europiane me dorëheqje dhe çuarje përpara drejtësisë kushdo i perfshirë në këtë krim elektoral të deformimit të vullnetit të qytetarëve ndodh absurdi ku Prokuroria merret me daljen e sekretit hetimor dhe prishjen e imazhit.

Padyshim një drejtësi e prokurori e kapur me një kryeprokurore të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese këtë do prodhojë.
Refuzoj këtë prokurori që nuk funksionon aspak në perputhje dhe zbatim të ligjit por të urdhërave politikë.

Kjo situate në të cilën ndodhet vendi është pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit të drejtesisë prandaj dhe detyra jonë është ta clirojmë duke e venë në sherbim njerëzve dhe jo bandave .

Sot kemi nje parlament ilegjitim dhe monist,qe kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes i cili me përgjegjshmëri shtetërore anulloj votimet e 30 qershorit për t’i hapur rrugë dialogut dhe shpëtimit të pluralizmit politik.
Sot dhe jo nesër kjo qeveri dhe ky kryeminister duhet të japin dorëheqjen dhe të mbajnë përgjegjësi politike e ligjore për këtë dëm të madh që i kanë bërë vendit , demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.

Ne kemi vetëm një zgjidhje të qëndrojmë të bashkuar,të vendosur dhe të pathyeshëm përballë kesaj kaste kriminale që do të marri peng të tashmen e të ardhmen tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...