Tashmë është zyrtare/ Donald Trump kandidon për një mandat të dytë

E mërkurë, 19 June 2019 09:27

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes në 2020. Presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve që ta mbajnë në pushtet edhe për 4 vite të tjera. Presidenti republikan konfirmoi rikandidimin e tij para mijëra mbështetësve në një tubim në Florida, ndërsa e quajti shtetin 'shtëpia e dytë'.

Trump bëri njoftimin duke akuzuar Demokratët se po përpiqeshin të copëtonin vendin. Presidenti u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Melania, e cila tha se do ishte shumë e ngazëllyer nëse do ishte Zonja e Parë për 6 vite të tjerë.

Trump i përshkroi kundërshtarët e tij si një "turmë radikale e majtë", që sipas tij do të sillnin socializmin në SHBA.

"Një votë për çdo demokrat në vitin 2020 është një votë për rritjen e socializmit radikal dhe shkatërrimin e ëndrrës amerikane,"-i tha ai turmës. Ai vlerësoi gjithashtu ekonominë, kritikoi hetimin e Mueller për marrëveshjen ndikimin rus në fushatën zgjedhore të 2016, dhe u referua mediave që mbulonin ngjarjen si "lajm i rremë".

Të martën në Orlando, Donald Trump "zyrtarisht" filloi  fushatën për rizgjedhjen presidenciale. Natyrisht, të gjithë e dinin se do të kandidonte për rizgjedhje.  Kjo nuk ishte një surprizë. Ai paraqiti letrat për rikandidimin në janar 2017 dhe po mbante tubime të rregullta fushate në të gjitha shtetet kryesore që nga ajo kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...