Përgjimet, Bumçi: 30 qershori ka rënë, është një datë si çdo datë tjetër

E mërkurë, 19 June 2019 11:40

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, deklaroi në A2 CNN se nuk mund të ketë zgjedhje pas audio-përgjimeve të publikuara nga ”Bild”. ”Çfarë zgjedhjesh mund të ketë më pas përgjimeve të publikuara? Kur ka dalë që qeveria është njësh me krimin e organizuar dhe policia merret me blerje dhe kërcënim votuesish, nuk mund të ketë më zgjedhje.

Nëse do të ishte kryeministër Sali Berisha sot dhe të dilnin këto përgjime për Sali Berishën, çfarë do të kishte bërë Edi Rama? Këtë përgjigje ta japin vetë qytetarët. Unë po them që Kryeministria do të ishte djegur, por ne jemi të përgjegjshëm dhe nuk i hedhim benzinë zjarrit”, theksoi Bumçi.

Ish-deputeti përsëriti se ”30 qershori ka rënë, është një datë si çdo datë tjetër”. ”Vetëm gjykata e rrëzon dekretin e Presidentit, jo KQZ-ja”, shtoi Bumçi. Në lidhje me shtyrjen e vendimit për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në tetor, Bumçi tha se nuk është aspak i habitur.

“Pritej, është një lajm i keq, por që dihet. Po hyjmë në vitin e gjashtë që nuk hapim dot negociatat dhe ky dështim vjen për shkak të mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës. Vjet tha se u hapën negociatat, hapi shampanjën, por pas një viti nuk ka negociata. Është qesharak, por koston e paguajnë shqiptarët”, deklaroi Bumçi.

Modifikuar më E mërkurë, 19 June 2019 11:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...