Aleanca qytetare Vlorë thirrje Presidentit: Shpërndaje Parlamentin, nuk përfaqëson elektoratin

E mërkurë, 19 June 2019 11:54

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën permes nje deklarate publike i ka kerkuar Presidentit te vendit qe te shperndaje parlamentin.

“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, vlerëson me shqetësim të thellë krizën politike ku ndodhet vendi, rrezikun që i kanoset demokracisë dhe pluralizmit, si dhe stabilitetit të vendit nga tentativa e Edi Ramës për të zhvilluar një proces fals ne 30 Qershor.ilir-meta-675x450

Anulimi i Zgjedhjeve nga Presidenti e ka bërë këtë proçes tërësisht të paligjshëm dhe të pavlefshëm!Vazhdimi i veprimeve nga administrata zgjedhore dhe nga çdo institucion tjetër i bën ato përgjegjëse dhe bashkëfajtorë në përpjekjen e Edi Ramës për të falsifikuar pushtetin”, thuhet ne kete deklarate.

Ndersa me poshte kane listuar me pike arsyet:

– Në kushtet, kur është provuar botërisht se parlamenti dhe qeveria janë produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar;

– Në kushtet kur, është asgjësuar Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, kur Edi Rama ka marrë nën kontroll dhe keqpërdor organet e drejtësisë dhe KQZ;

– Në kushtet kur, Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputete, pra nuk përfaqëson as numerikisht elektoratin;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje gjithë Qytetarëve Vlonjat të mos bëhen bashkëpunëtor të proçesit të 30 Qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje çdo zyrtari të administratës zgjedhore, të administratës qëndrore dhe lokale në Vlorë, punonjësve dhe oficerëve të policisë, të mos bëhen pjesë dhe mbështetës në shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjit;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje Presidentit që, si garant i Kushtetutës, për të siguruar përfaqësimin e plotë të elektoratit, të shpërndajë Kuvendin dhe në konsultime politike të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë ne Vlorë, si një bashkim i Forcave Politike, i Organizatave dhe i Qytetarëve shpreh vullnetin dhe gadishmërinë maksimale:

– Për tu angazhuar me të gjitha energjitë për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend;

– Për të marrë të gjitha masat për të mbrojtur rendin demokratik;

– Si dhe për të çelur një dialog gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme për ndryshime të thella politike në vend në mënyrë që t’i japim fund modelit autoritar e kriminal te pushtetit të Edi Ramës!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...