Përplasjet në Shkodër, shpallet në kërkim Bardh Spahia

E mërkurë, 19 June 2019 13:12

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia është shpallur në kërkim pas incidenteve të mbrëmshme në KZAZ-në dhe Qendrën e Votimit në Shkodër.

Një ditë më parë Spahia tha se përplasja do të vijojë përballë qeverisë së krimit dhe të zbuluar haptazi nga skandalet për lidhjet e saj me bandat që tjetërsuan dhe blenë votat e shqiptarëve.

Nderkohe ne mesdite Ish deputetët e PD-së,  Gurakuqi, Ulqinaku dhe Luka si dhe kryetari i PD Shkoder, së bashku me kryetarin e Këshillit bashkiak ndodhen në komisariatin e Shkodrës në një takim me drejtorin e policisë dhe me shefin e komisariatit.

Çfarë tha Bardh Spahia mbrëmë

Spahia: Po ju siguroj ju, ministrin Lleshaj, i cili është pjesë e kësaj bande kriminale, e kësaj strukture të ngritur në këmbë vetëm për të krijuar një rreth vicioz ku vota blihet në bashkëpunim me grupet kriminale me paratë e pista të drogës për të vënë në funksion dhe shërbim të po këtyre grupeve kriminale, qeverinë, shtetin, zyrat e shtetit nga më e larta. Edhe një herë, kjo është betejë që bëhet për një të drejtë themelore siç është e drejta e votës, bëhet nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi, bëhet një herë e mirë për të pastruar zyrat e shtetit shqiptar nga krimi i organizuar dhe shërbëtorët e krimit për t'ia kthyer qytetarëve të lirë të këtij vendi dhe për të larguar bandën kriminale të këtij vendi. 

Po jua kujtoj, është zënë e faktuar nga përgjimet e Prokurorisë në vjedhje, në shitblerje dhe në tjetërsimin e votës së qytetarëve shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë me grupet kriminale dhe kriminelët më të njohur të vendit. Nuk ka rrugë tjetër veçse të largohet Edi Rama dhe banda e tij, të shkojnë para drejtësisë duke filluar nga vetë ai i përfshirë, siç e keni parë në përgjimet e fundit dhe të gjithë personat e tjerë, si e vetmja mënyrë për të garantuar funksionimin normal të një shteti që ka 30 vite që ka fituar demokracinë, pluralizmin dhe për të cilin shqiptarët më shumë se kushdo tjetër janë të gatshëm tu kthehen sakrificave të jashtëzakonshme që kanë bërë paraardhësit në dekada. Nëse mendon kapteri Lleshaj apo cilido shërbëtor servil i Ramës së mund të tmerrojë apo terrorizojë qytetarët shkodranë nëpërmjet këtyre kërcënimeve, gabohet rëndë. Do të thotë se nuk kanë nxjerrë nga historia e baballarëve të tyre 50 vjeçarë. Shkodrën nuk e ka mposht dot Enver Hoxha dhe diktatura e tij kriminale, sigurisht që nuk do të mundet kjo bandë e rëndomtë që i ka ardhur fundi dhe as ta frenojë në luftën për garantimin e votës së lirë. 

Modifikuar më E mërkurë, 19 June 2019 13:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...