"Bild" publikon përgjimin kur krimineli i thotë gruas sa takova Ramën

E mërkurë, 19 June 2019 21:46

Në përgjimin e 10-të të publikuar nga revista gjermane “Bild”, dëgjohet Ymer Lala, i ati i deputetes Reme Lala, i akuzuar nga opozita në Shqipëri si person i inkriminuar dhe me influencë në zonë.

Ai dëgjohet teksa flet me dy femra dhe më pas me një person tjetër, të tre të panjohur. Bisedat janë për diskutime të përgjithshme.

Përgjimi 10:

Imer Lala bisedë me dy gra dhe një të panjohur: isha tek ai bablok i madh

Përgjimi numër 10 ka tre biseda. Me një grua, një zë tjetër që në transkiptimin e bërë nga media gjermane thuhet se është një vajzë. Dhe së fundi biseda me një të panjohur, me një zë mashkulli.

Biseda 1

Imer Lala: Do shkoj me një zyrë të madhe, a thua a jam vesh mirë a jo?

Grua: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjë në karikim.

Grua: E kam karikuar pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Grua: Jam do jem atje

Imer Lala: Unë nga ora 11:30 nisem.

Grua: Në rregull, hajd

Biseda 2

Vajzë: Ku je? Përveçse u çove nga kafja

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin, e po shkoj në zyrë

Vajzë: Eh, kuptoj

Imer Lala: Sa të dal ta bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Imer Lala: O zotëri po ku je mor, ti rashë telefonit.

I panjohur: E kam mbyllur atë numër, njëherë për njëherë. Ju çfarë bëni

Imer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh, tani sa dola

Imer Lala: Isha me Qifin më parë

I panjohur: Uhuh

Imer Lala: Ti mos e ruaj leshin për asgjë

I panjohur: Unë?

Imer Lala: Hajd se flasim. Se do vijë atje unë sot

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...