Del shifra: Beketi merr 111 mln euro, shqiptarët do paguajnë për inatin e Ramës

E Enjte, 20 June 2019 10:00

Del zyrtarisht shifra që duhet të paguajë Shqipëria ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi. Portali i specializuar, law360.com shkruan se arbitrazhi ndërkombëtar ka vendosur se Shqipëria duhet të paguajë 111 milionë euro ndaj Beketit.

Biznesmeni italian e paditi qeverinë shqiptare, duke pretenduar se sulmet ndaj biznesit të tij lidhen me faktin se televizioni në pronësinë e Beketit, Agon Channel ka bërë mbulim jo të favorshëm ndaj qeverisë.

Tribunali tha se veprimet e Shqipërisë ndaj kompanisë Agonset nuk ishin 'ushtrim legjitim i fuqive policore'.

Sipas tribunalit, kjo solli edhe shpronësimin e akuzuesve.

Vetë Beketi tha se vendimi e ka gëzuar pasi vjen pas 4 vitesh betejë.

Kurse firma ligjore që e përfaqësoi biznesmenin në arbitrazh, tha se vendimi ishte një kritikë e fortë ndaj sjelljes së paligjshme të autoriteteve shqiptare, të cilat shënjestruan median e lirë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...