Nga Shkodra dhe Kavaja po vjen liria

E Enjte, 20 June 2019 13:05

Rama është në gamat e fundit të jetës politike. Kjo është e qartë. Nga njëra anë aktualiteti na tregon se shqiptarët nuk e duan më këtë qeveri, sondazhet e nxjerrin Ramën në opozitë dhe në anët tjetër e kaluara i ka dhënë shuplakën më të madhe të njohur në këto vite të fundit që mund të marrë një qeveri, pas rastit të Gruevskit. Përgjime në shkelje flagrante të ligjit për krime elektorale. Rama që uron blerësin e votave për objektivin e arritur, drejtor policie që për blerjen em sukses të votave kërkon të shpërblehet me një pozicion më të mirë pune, mundësisht në qytetin ku ngrihet trau për minierat, deputetë që telefonojnë drejtorë shkollash dhe i kërcënojnë me vendin e punës nëse nuk deklaron familjarisht votën për partinë në pushtet, oferta 30 mijë, 50 mijë lekë për vota. Këto janë disa nga ato maskarada që kanë ndodhur me skemën kriminale që rilindja ka ushtruar qysh kur ka ardhur në pushtet.
Ble vota, dhunon administratën, bashkëpunon me krimin dhe më pas mban pushtetin për të vjedhur shqiptarët dhe Shqipërinë me tenderë e PPP.
Kjo situatë ka ardhur tashëm në fundin e saj. Edi Rama po e kupton më s ë miri këtë. Por siç ndodh me fundin e diktatorëve dhuna është mjeti më i mirë për ta shtyrë sado pak pushtetin. Shqiptarët e kanë të freskët këtë imazh. Ramiz Alia mbylli kufijtë, vrau shqiptarë në kufi dhe mobilizoi ushtrinë kundër atyre që kërkonin liri dhe demokraci.
Sot Rama po bën ekzaktësisht të njëjtën gjë. Por edhe përgjigja e shqiptarëve duket se po përsëritet në kohë. Shkodra dhe Kavaja ishin qytetet simbol të rrëzimit të diktaturës në 1990. Sot janë po këto dy qytete dhe qytetarët e tyre që po marrin në dorë peshën e historisë kundër diktaturave. Dje pamë rezistencën e qytetarëve të Kavajës kundër gazit dhe dhunës. Për nesër çdo ndodhë? Për këtë le ti referohemi historisë, Nexhmija është gjallë, le t’ia tregojë ajo Ramës se ç’po e pret, ose le të presë ta shohë nesër./ Redaksionale

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 13:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...