Basha: Unë me vajzat e mia në protestë, eja edhe ti me njerëzit e tu

Premte, 21 June 2019 09:03

Në një postim të tijin në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha fton qytetarët shqiptarë në protestën e nesërme të opozitës së bashkuar. “Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia”, shkruan lideri i opozitës.

Më tej, kreu i selisë blu shton se, më 30 qershor nuk do t[ë ketë zgjedhje dhe se, një proces farsë nuk e njeh askush.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Regjimi i Ramës ka mbaruar! Shqiptarë, mos dëgjoni veglat qorre të Ramës në Klan dhe TCH. Dilni në protestë me familjen. Unë do të jem me gruan dhe dy vajzat e mia. Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Procesi farsë nuk do të njihet nga askush.

Ejani masivisht në protestë! Bota ka nevojë të shohë kontrastin midis bandës që është ekspozuar në sytë e të gjithë Perëndimit dhe një populli europian, që lufton për vlerat themelore europiane të zgjedhjeve të lira, të drejtesisë së pavarur dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë të kriminelëve dhe politikanëve të bërë njësh me krimin. #ShqipëriaSiEuropa #21Qershor”, shkruan Basha në postimin e tij.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...