FOTO/ Tirana damkos Ramën me dosjet e vjedhjes së zgjedhjeve

Premte, 21 June 2019 17:23

Në rrugët e kryeqytetit, qytetarët ironizojnë votimet false të 30 qershorit me mesazhet “Voto Bablokun”, “Voto 184”, “Voto Avdylaj”, “Voto 339”.

“Voto Bablokun”, ku qytetarët i referohen Edi Ramës, i cili është kapur në përgjim duke dirigjuar skemën mafioze të blerjes së votave.

Sipas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane "Bild", është Imer Lala, një i dënuar për vrasje, që e quan kryeministrin Rama "Bablok2, pas një prej takimeve që ka patur me të në kryeministri.

Këto mesazhe rikujtojnë se zgjedhjet u vodhën nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar, fakte të dala publikisht në gazetën më të madhe në Europë, “Bild”.

Revolta popullore shihet në çdo rrugë, pak përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar, e cila do të mbahet në Tiranë në orën 20.00.

Login to post comments