Gazetari i ‘Bild’, Peter Tiede ka sfiduar sërish kryeministrin Rama, pasi ky i fundit tha se do ta padiste në gjykatën gjermane, pas publikimit të përgjimeve, pjesë e të cilave ishte dhe Rama .
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ndërsa i bashkëngjit edhe raportin për Lirinë e Medias, Peter Tiede i drejtohet Ramës duke u shprehur se një delegacion ndërkombëtar për lirinë e ka ftuar politikanët në Shqipëri që të ndalojnë së denigruari gazetarët dhe mediat që nuk i kontrollojnë dot.
‘A dëshiron sërish të më padisësh, z. Kryeministër i Shqipërisë? Një delegacion ndërkombëtar për lirinë e medias ishte aty. Raporti flet në terma voluminozë, por lërja Chrone ta përkthejë’, shkruan Tiede.