Protestat kombëtare të opozitës janë karakterizuar gjithmonë nga një skenar i veçantë, nga tullumbacet dhe çadrat me mbishkrimin “Rama ik”, te projeksionet në murin e Kryeministrisë.
Por këtë herë duket se PD-ja ka ideuar ta “rrëzojë” kryeministrin Edi Rama përmes simboleve.
Një statujë gjigante e mbuluar ka nisur të transportohet nga selia e PD-së drejt Kryeministrisë. Statuja është ideuar e ngjashme me atë të diktatorit Enver Hoxha, por me fytyrën e Ramës, e që më pas do të rrëzohet në mënyrë simbolike, apo do t’i vihet zjarri.