Protestuesit e parë janë mbledhur para Kryeministrisë, në protestën e 9 kombëtare të opozitës. Ajo që të binte në sy, ishte një bust, ai i Enver Hoxhës, por me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.
Apeli i kreut të opozitës Lulzim Basha duket se është dëgjuar nga qytetaret. Ata kanë marre me vete femijët, se bashku me simbolet e protestës “Rama ik”. Edhe Basha ka thënë se do të marrë pjesë ne proteste me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.
Që nga 8 qershori, kur ishte protesta e radhës, përplasjet mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës janë shtuar. Shkak është bërë mosnjohja nga mazhoranca qeverisëse e zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh.
Nga qendra, beteja zbriti në bazë, ku mbështetësit e opozitës në bashkitë e djathta u përplasen me Policinë e Shtetit duke kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Përgjimet e gjermanes BILD, ku zbardhen biseda mes eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe zyrtarëve lokale për blerjen e votave, janë një tjetër argument i përdorur nga Basha. Këto përgjime, sipas Bashës, faktuan akuzat e opozitës se zgjedhjet e 2017 janë blerë me paratë e krimit.