Caka: Ulsi Manja, njeriu që vjedhë zgjedhjet do dënojë Shqiptarët të mos shkojnë në BE dhe SHBA

Saturday, 22 June 2019 15:02

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, ka reaguar për ligjin që Partia Socialiste dhe kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja do të votojnë në Kuvend për të ndaluar daljen e qytetarëve për 10 vjet në SHBA dhe BE, nëse prekin zgjedhjet.

Në një postim në Facebook, Caka shkruan se njeriun që u kap duke folur për vjedhjen e zgjedhjeve, ka marrë përsipër të ndëshkojë shqiptarët që duan zgjedhje normale.

Postimi i plotë i Silva Cakës:

Shqipëria, ky vend I paradokseve të mëdha!

Ulsi Manja, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, miraton ligje të paligjshme për ata që “prekin” zgjedhjet, duke I sanksionuar me 10 vite heqje të drejte për të dalë jashtë Shqipërisë, ndërsa vetë është I zhytur kokë e këmbë në vjedhje votash dhe vazhdon të jetë në krye të Komisionit të Ligjeve!!!

Ulsiu, që ka punësuar gjithë fisin në pozicione kyçe të administratës publike, ndërhyn e del garant për shpërblimin e shefave të policisë, që mbushnin makinat me para e i shpërndanin në këmbim të kopsitjes së rezultatit të zgjedhjeve lokale në Dibër.

Çfarë morali ka Ulsiu që të qëndrojë ende në atë detyrë? Apo edhe Ulsiu është pjesë e të graduarve e të të shpërblyerve të Edi Ramës, për vjedhjen masive të votave në Dibër?

E jo vetëm kaq: kohët e fundit ka përvetësuar edhe flamurin e reformuesit të drejtësisë, a thua se shqiptarët nuk e kanë kuptuar akoma që Prokuroria shqiptare është në këtë gjendje, falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Ulsiut dhe manovrave antikushtetuese e antiligjore që ndoqi, për të çuar në krye të këtij institucioni të besuarën e tij!?

Dr. Ulsiu shpiku rrotën kur tha se “shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk” e paska patur të drejtë: shumë si Ulsiu e nxorrën Dibrën çyryk, deformuan proceset zgjedhore dhe shkatërruan institucionin e Prokurorisë!

Nëse kjo e fundit nuk do të kishte ndodhur, Ulsiu sot do të ishte në burg e jo duke drejtuar ende Komisionin e Ligjeve…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...