Neritan Sejamini, Metës: Vendosi mikrofonin të dëgjojnë BILD!

Saturday, 22 June 2019 17:47

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kreu të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja lidhur me dekretin e nxjerrë prej tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dekret i cili pasoi nismën e socialistëve për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Në përgjigjen e tij, kreu i shtetit thekson se vendimi është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj.

Por lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti Neritan Sejamini. Përmes notave të forta të ironisë dhe sarkazmës, Sejamini këshillon kreun  e shtetit se si duhet të sillet para Komisionit të Ligjeve.

“Ulsi Manja ka njoftuar Presidentin Meta se, më daten 24, Kuvendi fillon procedurën e shkarkimit të tij dhe ai duhet të paraqitet në Komision para Ulsi Manjës, Xhemal Qefalisë dhe anetarëve të tjerë të Komisionit të Ligjeve.

Të isha unë si Presidenti do shkoja në Komision dhe, gjatë gjithë kohës që flisnin kokat e ligjit, do të vija të luheshin përgjimet në mikrofonin përpara. Presidentin nuk e përzenë dot me forcë nga seanca dhe as nuk ja marrin dot me forcë pajisjen me audion e përgjimeve”, shkruan Sejamini.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...