Dolën kundër Metës, Gjata: Anëtarët e KQZ e kanë vendin në burg

Saturday, 22 June 2019 19:12

Sekretari i Çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 komentoi vendimin e KQZ-së, institucion ky që shpreh kundër dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai tha se institucioni i KQZ-së po e çon vendin drejt përplasjeve. Sipas Gjatës, katër anëtarët e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve kanë shpërdoruar detyrën duke shtuar se vendi i tyre është në burg.

“Qeveria thotë se s’bën do të arrestohet populli, thotë se s’bën do të votohet me 30 qershor. Të gjitha i ka bërë dhe vijon t’i bëjë këto gjëra. Si dreqin prokuroria thërret Bashën, por nuk thërret asnjë ministër. Mafia shtetërore nuk thirret në prokurori. Është një broçkull e madhe. E para KQZ është një ndërmarrje, pra një hamall i zgjedhjeve, o me Gjykatë Kushtetuese ose me revolucion ndryshohen gjërat. KQZ është në shpërdorim detyre dhe ajo katërshja do të marrë  përgjegjësinë se po e çon Shqipërinë në zjarr. Janë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Janë për burg ata që kanë marrë këtë vendim. Ne nuk kemi asgjë me ta. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Janë në shpërdorim detyre. Si ka shkel ligjin kur ka dekretin nga mbrapa. Çdo Edi Rama që hyn tek kryetari i bashkisë. Këto metoda, që po përdorë Edi Rama janë përdorur këto në demonstrata në Kosovë. Rama kundër shqiptarët po shkon drejt Milloshevicizimin e Shqipërisë. PD po shpëton demokracinë. Është e dyta  herë. Ndërkombëtarët i kanë hequr mbështetjen sidomos pas përgjimeve. Do të këtë surpriza edhe nga faktori ndërkombëtar. “-tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...