IFIMES: Rama është 'Milosheviçi shqiptar'

Saturday, 22 June 2019 20:10

LJUBLJANA – Kryeministri shqiptar Edi Rama, nisur nga veprimet e tij politike, i ngjan gjithnjë e më shumë një “Millosheviçi shqiptar”.

Ky është konkluzioni i një studimi të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) me seli në Ljubljanë, i mirënjohur ndërkombëtarisht për analizat e tij në fushat që mbulon. Studimi ngre alarmin se situata aktuale në Shqipëri është shumë shqetësuese, veçanërisht tani që ka edhe shenja për një përplasje të mundshme civile.

Në analizën e fundit të këtij Instituti mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, studiuesit dalin në përfundimin se në Shqipëri ka rrezik të shpërthejë një konflikt i armatosur.

Sipas studiuesve, rruga për stabilizimin e situatës në Shqipëri kalon përmes formimit të një qeverie kalimtare, e cila të bëjë përgatitjet e duhura për zgjedhjet e lira dhe të  ndershme, përndryshe, siç paralajmërohet në këtë studim, Rama do ta çojë Shqipërinë në një përplasje civile.

"Administrata e Brukselit përflitet të jetë e korruptuar. Analistët dhe studiuesit shpesh kujtojnë shembullin e kryeministrit Rama, që në nënyrë të dyshimtë dhe korruptive, ia ka dalë të ketë në Bruksel një ndikim jot ë ligjshëm,- thuhet ndër të tjera në këtë studim të IFIMES.

Studimi rikujton se Shqipëria ka qënë në prag të luftës civile në vitin 1991 dhe 1997.

Studiuesit e shohin opozitën shqiptare si opozitën më të fortë në të gjithë rajonin, që siç thonë ata, kundërshton me forcë “regjimin e urryer të Edi Ramës. Studiuesit e IFIMES, gjithashtu, besojnë se mbajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit është e pamundur.

https://mia.mk/2019/06/ifimes-rama-eshte-millosheviqi-shqiptar/?lang=sq

https://www.krstarica.com/vesti/svet/ifimes-rama-je-albanski-milosevic/

https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2019&mm=06&dd=18&nav_category=78&nav_id=1556242

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...