Vendimi për zgjedhjet nga Kolegji Zgjedhor/ Shkëlzen Berisha: I marri, publikoi që sot vendimin e nesërm

Diel, 23 June 2019 15:10

Partia Demokratike është angazhuar që ditën e sotme (e djelë) për të reaguar mbi vendimin që pritet të japë nesër Kolegji Zgjedhor, për dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Pas deklaratës që Ivi Kaso nga selia e PD, dha në mënyrë juridike për vendimin e pritshëm të Kolegjit Zgjedhor, është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, që në rrjetet sociale ka paralajmëruar për atë që do të ndodhë nesër.

“I marri publikon sot vendimin qe do jape gjykata e “pavarur” neser”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale, referuar edhe deklaratave të kryeministrit.

Duhet thënë se PS është shprehur të respektojë vendimin që pritet të marrë kolegji zgjedhor për dekretin e dytë të Metës për zgjedhjet.

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 15:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...