Përplasje me policinë, edhe Gjirokastra e pret me protesta Ramën

Diel, 23 June 2019 19:17

Kryeministri  Edi Rama së bashku me drejtues të PS-së kanë vijuar edhe ditën e sotme takimet elektorale në kuadër të votimeve të 30 qershorit.

Pasditen e sotme kryeministri do të jetë në qytetin e Gjirokastrës për tu takuar me banorët dhe për të prezantuar kandidatin e PS.  

 

Por kreu i qeverisë po pritet me protesta edhe në qytetin në jug të vendit.

 

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë turin e takimeve elektorale.

Protestuesit kanë protestuar me thirrjet "Rama ik", ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën.

Policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit për mos i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.

Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë.

Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...