Ish-zv/prokurori i Përgjithshëm: Pas dekretit të Presidentit, çdo veprim për zgjedhjet është antikushtetues

Hënë, 24 June 2019 09:00

Juristi Fatos Dervishi, Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë nga viti 1994 deri në vitin 1998, shpjegon me argumente ligjore se përse dekreti i Presidentit të Republikës nuk mund të merret në shqyrtim nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Dervishi, i cili prej kohësh punon si jurist në SHBA, shprehet se çdo veprim i institucioneve pas dekretit të Presidentit, bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Postimi i plotë i Fatos Dervishit në Facebook:

Po lexoja që Kolegji Zgjedhor (i ngritur mbi bazën e Ligjit Zgjedhor) do të marrë për shqyrtim kërkesën e një subjekti zgjedhor. Më erdhi çudi sepse Presidenti i Republikës dekretoi anulimin e zgjedhjeve vendore të parashikuara për t’u mbajtur në datën 30 qershor 2019. Meqënëse dekreti për anulimin u botua në Fletoren Zyrtare në datë 11 qershor 2019, atëherë në Shqipëri nuk ka zgjedhje më datë 30 qershor 2019. Dekreti, në momentin që shpallet në Fletoren Zyrtare, është ligj dhe duhet, menjëherë të zbatohet si çdo ligj tjetër. Çdo veprim mbas anulimit të zgjedhjeve do të vinte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës. Kolegji Zgjedhor në këtë moment nuk ka tagra juridikë të gjykojë asnjë lloj çështje që lidhet me zgjedhjet, sepse nuk ka të tillë.

Çdo veprim qoftë KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet të pushojnë çdo aktivitet zgjedhor të parashikuar pasi ekziston një Dekret i botuar në Fletoren Zyrtare që anulon zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...