Rilindja në Vlorë, ose xhelati kthehet në vendin e krimit

Hënë, 24 June 2019 12:15

Ditën e sotme, sekti i Rilindjes nën udhëheqjen e kapobandës Edi Rama ka mbledhur atë që e quan grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe Kryesia. Rama ka dhënë porositë e fundit 6 ditë para asaj që ky ky sekt e konsideron si zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në mbledhje  Rama ka theksuar se në këto zgjedhje duhet të respektohet Kodi Zgjedhor. Sipas tij kush prek votën dhe e manipulon atë do të përballet me ligjin. Ai ka njoftuar se mitingu përmbyllës i fushatës së PS-së do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.

Ajo që të bën përshtypje në këtë vendim të fundit është se gjithçka të duket si një kthim të Ramës në vendin e krimit. Edi Rama e ktheu Vlorën nën pushtetin e krimit dhe të varfërisë.

Vlora si një qendër kryesore e turizmit por jo vetëm është shndërruar sot në një prej zonave më të varfra. Ekonomia e qarkut Vlorë pëson gjithnjë rënie duke sjellë emigracion te lartë dhe rënie të lindshmërisë. Rilindja e shkatërroi atë siç shkatërroi gjithë Shqipërinë.

Rilindja mbolli krim dhe varfëri në Vlorë. Mburret Edi Rama me investimet ne Vlorë por asgjë nuk ka shkuar në shërbim të ekonomisë së Vlorës dhe qytetarëve por në xhepin e Edi Ramës dhe një grup njerëzish të vegjël që mban rreth vetes. Ky është modeli i ekonomisë së Edi Ramës, një ekonomi e cila bazohet tek xhepi i tij dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Sot Vlora është nën pushtetin e krimit por atentatet mafioze nuk i bëjnë më përshtypje as Ramës e as Lleshit të cilët kalojnë kohën e tyre sesi të hartojnë skema ushtarake për të shtypur protestat e qytetarëve.

Të mos harrojmë edhe Habilajt dhe Saimir Tahirin që e bënë Vlorën Sicilinë e re të Evropës.

Modifikuar më Hënë, 24 June 2019 12:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...