Ka agravuar situata ë qytetin e Durrësit ku qindra protestues që mbështesin opozitën janë mbledhurpër të kundërshtuar takimin e Ramës, në një kohë kur në qendër të të qytetit kryeministri ka nisur mitingun elektoral.
Qindra simpatizantë dhe mbështetës të opozitës kanë ‘pushtuar’ rrugët e këtij qyteti ku me pankarta në duar kundër qeverisë thërrasin “Rama ik” të cilët janë përplasur me forca e rendit dhe ati speciale. Protestuesit në mënyrë të vazhdueshme tentojnë të përçajnë kordonin e policisë.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferri të cilët thanë për Fax News se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor dhe se qytetarët janë të vendosur sipas tyre për të mos lejuar instalimin e diktaturës në vend.
Ndërkohë mësohet se si në çdo takim tjetër elektoral që ka bërë Rama kohët e fundit nëpër qytete të ndryshme të vendit, edhhe në Durrës janë marrë masa të shumta sigurie për mbarëvejtjen e këtij takimi.
Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë ku ai i Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.
Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.