Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mbajtur zgjedhje më 30 qershor është pjesë e planit të Ramës.
Numri një i PD tha se ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës
“Rama ka futur makineri falso për të bërë zgjedhje false. KQZ po bën zgjedhje që janë të paligjshme. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet për dekretin e presidentit. Vendimi i sotëm dihej në rrethet politike të Tiranës. Është e gjitha e përgatitur nga Edi Rama. E gjitha kjo ndodhi përpara syve të të gjithë shqiptarëve dhe tregon se Rama ka kontroll të plotë mbi drejtësinë.
Mbi të gjitha vendimi i sotëm tregon faktin se ngrehina shtetërore është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e ligjit nga Edi Rama. KQZ rezultoi fasadë, edhe kolegji Zgjedhor mori vendim fasadë. Me veprimin e tij Kolegji Zgjedhor provoi se vendimi ynë për të mos hyrë në zgjedhje farsë ishte vendimi i duhur. Regjimi kriminal i Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar krimin. Të gjithë po shikojmë fytyrën e regjimit të Ramës. Shqipëria rrezikon sot gjithçka. Nuk ka asnjë dyshim se një qeveri e re dhe e ndershme do të jetë në gjendje të luftojë krimin e organizuar, të luftojë krimin dhe korrupsionin”, tha Basha.