Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Presidenti Ilir Meta e cilësoi vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor një truk procedurial të marrë në presion e shantazh.
“Vendimi i djeshëm është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organziatës së PS në KQZ dhe përpjekje e dëshpëruar për një operacion prapogandistik brenda e jashtë vendimit për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit”.
Konferenca vjen në një situatë të tensionuar politike, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombetar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.