Presidenti Ilir Meta ka dalë mëngjesin e kësaj të marte në një konferencë shtypi. Kjo deklaratë vjen pas zhvillimeve të fundit politike, kur kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet në mbajtjen e zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit.
Ndër të tjera, Presidenti është shprehur se “30 qershori nuk ekziston. Mazhoranca të tërhiqet nga paligjshmëria. Me këto zgjedhje, e ardhmja europiane e Shqipërisë, e paditur.”
Gjithashtu, Meta ka komentuar edhe vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor, duke deklaruar se “ky institucion nuk mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të Presidentit. Nuk ia lejon kushtetuta. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk është i vlefshëm”.
- Meta e quajti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organizatë socialiste.
Me tej Presidenti theksoi se nuk ka asnje instituticion tjeter ne Republikën e Shqiperise qe mund te caktoje daten e zgjedhjeve, pervec Presidentit te Republikës. Dhe përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mundet asnje gjykate apo as edhe parlamenti te gjykoje vendimet dhe veprimet e Presidentit.
Presidenti Meta ishte i vendosur ne zbatimin e Kushtetutes se Shqiperise dhe tha se nuk pranon asnje presion apo shantazh nga asnjeri. Meta ritheksoi se jam betuar ne Kushtetute dhe nuk lejoje shkeljen e saj nga asnjeri. Bile shtoi se do ta mbroje Kushtetuten derisa te jete President ne korrik 2022.