Nisma e ndërmarrë nga përfaqësues të artit, kulturës, muzikës, gazetarisë etj, “#Edheunë” që nënkupton vendimin për të mos votuar me 30 Qershor ka marrë një përkrahje të gjerë.
Një nga personazhet e njohura që I është bashkuar është edhe shkrimtarja Flutura Açka e cila përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se refuzon të bëhet dorëzanë e rikthuimit të diktaturës.
Duke dhënë disa arsye me të cilat argumenton qëndrimin e saj për refuzimin e zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit, Açka ka publikuar edhe dy fotgrafi nga të cilat njëra i përket burgut të Burrelit dhe tjetra është shkrepur në një godinë në qytetin e Dibrës mbi të cilën shkruhej dikur parulla: “Shqipëria shkëmb graniti” që sipas shkrimtares e salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat.
Raegimi i plotë:
#Edheunë nuk do të votoj
Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a loser, por e fituam vetë,
sepse ne, “stoku antik i Europës”, siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.
Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme “Shqipëria shkëmb graniti” që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken pari as ish-kryetari brekegrisuri, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.
Fotoja 2: Burgu famekeq i Burrelit