Zgjedhjet/ Premçi: Rama po e keqpërdor policinë, ka nga ata që thonë digjeni se…..

Tuesday, 25 June 2019 20:20

I ftuar ditën e sotme në studion e Fax News ka qënë Shemsi Premç ish-drejtuesi i Emergjencave civile për të diskutuar dhe ndarë opinionet e tij për temën: A po përdoret Policia e Shtetit për zgjedhjet lokale.

I pyetur nga gaztarja Klaudja Karabolli nëse po përdoret politikisht policia e shtetit, Premçi u shpreh:


Duke u mbështetur në legjislacion, Policia e Shtetit e ka për detyrë të merret me objektet fizike të KQZ, apo dhe KZAZ. Por në kushtet pas një dekreti të Presidentit ata duhet t’i binden dekretit. Policia po keqpërdoret politikisht, duke kryer kështu urdhra partie. Policia nuk ka kapacitete , duke patur parasysh opozitën, situatën por edhe numrin e lartë të qendrave të votimit mund të themi se policia do ta vuaj të gjithë situatën. Ajo do të jetë e pamundur për ta menaxhuar situatën, apo dhe për të zbatuar të gjithë urdhrat politik.

Unë nuk mendoj se opozita do të marrë masa për të prishur procesin e zgjedhjeve sepse kanë ditur mjaftë mirë se si të jenë të kufizuar. Kujtojmë këtu protestën e fundit të opozitës.Policia po keqpërdoret, mbi 2000 policë angazhohen për të shoqëruar kryeministrin.

Ne e dimë se sa policë kanë kapacitetet, dhe maksimumi janë rreth 7000 policë të cilët mund të angazhohen.

Premçi ka folur dhe për shoqërimet që i janë bërë kryeministrit në qytete të ndryshme gjatë fushatës elektorale.

“Kur pash turpin në Përmet dhe Lushnjë apo dhe qytete të tjera, tregon se kryeministri e ka humbur popullin. Ai po keqpërdor policinë më shumë se kurrë. Tani nuk dëgjohet më asnjë zë, vetëm zëri i kryeminstrit. Unë të garantoj që sot 3 nga personat janë shefa komisariati. Megjithatë ata nuk kanë fajë se janë keqpërdorur nga ministrat dhe politika. Unë e kam kundërshtuar dhe denoncuar ministrin në urdhrin e dhënë. Kolegët e mi të mos përdoren për të blerë dhe shitur vota.

Ndërkohë i pyetur nëse mungesa e policisë në procesin zgjedhor do të sillte një vëllavrasje, Premçi u shpreh:

Unë shpresoj për një tërheqje të mundshme. Mua me socialistët nuk më lidh asgjë, ata janë të pabesë dhe janë shumë kriminal, bastard, burracak. Ka dhe të ndershëm por megjithatë jo në Rilindje. Unë jam i shqetësuar se kemi më shumë se 30 vite që nuk e prekim demokracinë. Nuk e meritojnë policët ë thjesht të përplasen në bandat kriminale për partinë.

Kolegët e mi që kanë uniformë, me shumicë gjatë protestës më kanë thënë: Kur do e digjni mo burra se na doli shpirti?

Ndërkohë që jashtë vëmendjes nuk ka mbetur dhe përgjimet ku Premçi ka treguar disa detaje të reja, të cilat priten të dalin në përgjjimet ende të papublikuara nga Bild.

“Opozita nuk bie pre e komunikimeve të dyjëzuara. Sot është moment historik por dhe i duhur që të paktën tani të mos zbatojnë urdhrat e Sandër Lleshit.

E humbi një gjyq Rama me Becchettin tani Bild ka për ta fituar gjyqin.

Në përgjime dua t’ju them se ka shumë njerëz të implikuar. Ato nuk filluan për votat por për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në Maqellarë të Dibrës është bërë kërdia, por jo vetëm.

Do e dëgjoni në përgjime se po të siguroj 500 vota kishte të drejtë të mbillje 5000 rrënjë të bimëvë narkotikre. Kjo skemë ka nisur që në mars të 2016.

Është shumë e turpshme që PS e vazhdon punën vetëm me sulme ndaj opozitës apo dhe kandidatëve të saj.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...