“Kolegji repart i socialistëve”, ish-deputet i PD: Pse nuk shkarkohet Meta

Tuesday, 25 June 2019 20:32

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se Partia Socialiste nuk mund ta shkarkoj presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, socialistët kanë në dorë vetëm propozimin për shkarkim, por nuk mund të vendosin për shkarkimin e tij.

Bylykbashi thekson se vetëm Gjykata Kushtetuese ë ka kompetencën për të shkarkuar nga posti presidentin Meta.

“Deputetët socialistë nuk kanë asgjë më shumë sesa mundësinë për të propozuar shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kaq. Maksimumi do të jetë tentativë partiake për të marrë edhe një pushtet tjetër. Vetëm Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për shkarkimin e Presidentit, Parlamenti bën vetëm propozime. Nëse Presidenti thotë se nuk ka zgjedhje, kryeministri nuk ka kompetencë për dekretim date zgjedhjesh”, deklaroi ish-deputeti demokrat.

Ish-deputeti i PD ka folur dhe në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi 30 Qershorin si datë zgjedhjesh.

Ai tha se Kolegji Zgjedhor tashmë është repart i Partisë Socialiste, pasi Kolegji nuk ka kompetenca të kthej dekretin e presidentit.

“Sot ai kolegj është repart i PS-së. Rama kërkoi një gjykatë që t’i kundërvihej dekretit të Presidentit, por Kolegji Zgjedhor nuk e ka këtë kompetencë. Po të kishim Gjykatë Kushtetuese, do të bënim debat edhe për kompetencën e paqenë të Kolegjit Zgjedhor. Kur u pyet për procesin zgjedhor të ditës së diel, Bylykbashi u përgjigj shkurt: “E diela është një proces antikushtetues”,-tha Bylykbashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...