DW: Pas dekretit të Presidentit, KiE tërheq delegacionin nga Shqipëria

E mërkurë, 26 June 2019 17:31

Anullimi që Këshilli i Europës dërgimit të vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit nuk ka kaluar në heshtje nga mediat ndërkombëtare.

Deutche Welle, media zyrtare në Gjermani, i ka bërë jehonë këtij fakti duke shkruar se, ky veprim vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se, votimet e së dielës në Shqipëri janë joligjore.

Artikulli i plotë i DW:

Këshillit i Europës (KiE) anuloi të mërkurën, (26.05.2019) në momentin e fundit, dërgimin në Shqipëri të delegacionit nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që pritet të zhvillohen këtë të dielë më 30 qershor.

Anulimi vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Meta se, ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor”.

Por zhvillimi i Lokaleve 2019 në Shqipëri, në prag të 30 qershorit, sa vjen dhe bëhet fakt real. Mazhoranca socialiste dhe partitë opoziatare parlamentare po vazhdojnë fushatën zgjedhore deri në ditën e heshtjes zgjedhore, 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë, opozita jashtë sistemit politik, e kryesuar nga Partia Demokratike(PD) vijon të deklarojë e do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve. Një situatë e tillë sjell paqartësi dhe ngre pyetjen: A do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor? Pikërisht kësaj paqartësie dhe rreziqeve që mbart ajo i referohet KiE në vendimin e sapomarrë..

Në njoftimin e tij zyrtar KiE bën me dije se „ ka vendosur të mos dërgojë një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokaleve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do të mbahen zgjedhjet.”

Ndërkohë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, i ftuar nga qeveria e Tiranës, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për Lokalet 2019, më 30 qershor, vazhdon punën, i drejtuar nga Ambasadorja Audrey Glover.

Basha: Vendim politik i KiE për t’u distancuar nga votimet farsë

Lideri i PD dhe opozitës, Lulzim Basha e quajti anulimin nga KiE të dërgimit në Shqipëri të delegacionit vëzhgues, „sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri”.

Në një konferencë shtypi, të mërkurën pasdite, Basha tha se „vendimi i KiE është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.”

Sipas tij vendimi në fjalë është „distancim i qartë për votimet farsë, një partiake, antidemokratike dhe antikushtetuese që kërkon të bëjë kryemnistri Rama”

Basha i quajti votimet në 30 qershor „ tentativë për grusht shteti nga Rama” dhe përsëriti se opozita nuk do t’i lejojë votimet këtë të diel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...