Po ju zonja Glover çfarë doni këtu?

E Enjte, 27 June 2019 15:39

Në datën 19 qershor 2019, Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrës së OSBE/ODHIR të akredituar në Shqipëri, përmes së cilës e vë në dijeni për shfuqizimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore. Dekreti është ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti KQZ, e cila shkeli ligjin duke mos e zbatuar këtë akt të Presidentit.
Kreu i Shtetit deklaroi se, procesi zgjedhor që mund të mbahet do jetë i pavlefshëm dhe përpjekjet për të mos lejuar dekretin të zbatohet do të përkeqësojë krizën në vend.
Zonja Glover, si Kryetare e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR sigurisht që duhet ta ketë marr këtë letër, duhet të dijë se institucioni i vetëm që vendos nëse ka apo jo zgjedhje në Shqipëri, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është Presidenti i Republikës.
Zonja Glover çfarë bëni ju në Shqipëri kur Presidenti i Republikës ka vepruar dhe ju ka informuar ju mbi aktin e tij? Qëndrimi juaj, kur situata ligjore është e tillë, tregon njëanshmëri sepse jeni në krahun e interpretimit që qeveria i bën aktit të Presidentit dhe Kushtetutës. Qëndrimi juaj tregon njëanshmëri, kur situata Kushtetuese është e tillë dhe kur Presidenti ka folur.
Pastaj është dhe shumë nxehtë. Është mirë të shkoni me pushime!

Modifikuar më E Enjte, 27 June 2019 15:44

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...