Tërheqja e KiE nga 30 qershori/ Basha: Vendim i pastër politik, nuk ka konkurrencë pa opozitën

E mërkurë, 26 June 2019 21:18

 Pas refuzimitz të Këshillit të Europës për të mos dërguar vëzhguesit e saj në votimet e 30 qershorit në Shqipëri, vjen reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmes një deklarate për media nga selia e PD-së, Basha është shprehur se, ky është rasti i parë në historinë e KiE që nuk monitoron zgjedhjet e një vendi anëtar.


“Nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Është një vendim i pastër politik, një ndarje e prerë nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve në Europë.

Këshilli i Europës ka qenë edhe në zgjedhjet e 2015 së bashku me OSBE-ODIHR. Këtë vit u tërhoq për herë të parë nga monitorimi i zgjedhjeve në një vend anëtar të tij. Farsa që ka përgatitur Rama nuk ka ndodhur askund që nga rënia e regjimit komunist", u shpreh Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 21:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...