Vasili: 30 qershori puç për rikthimin e monizmit

E Enjte, 27 June 2019 13:18

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë!

Jemi në këtë komunikim se bashku në një moment vërtetë kritik për vendin, pasi përfundimisht është zbuluar edhe ndërkombëtarisht i gjithë puçi institucional kushtetues i Edi Ramës dhe i rilindjes për të kthyer monizmin në Shqipëri.

Pra përfundimisht të nderuar qytetarë, 30 Qershori do të ishte data e rivendosjes së monizmit dhe totalitarizmit në Shqipëri. Ky shqetësim madhor, ky shkatërrim i vendit, ky rikthim i vendit në ditët më të zeza ishte planifikuar dhe orkestruar gjatë nga Edi Rama dhe të tijtë për tu kaluar pa u vënë re për të humbur vëmendjen në mënyre të veçantë të opinionit ndërkombëtar, por ndërkohë është përballur rreptësishtë  nga opozita shqiptare, e cila nuk ka pranuar të bëjë asnjë hap pas e të pranojë rivendosjen e regjimit të zi të monizmit në Shqipëri.

Dje ka pasur një qëndrim përfundimtar që i ka vënë vulën kësaj tentative moniste pasi Kongresi i Autoriteteve Lokale të KE-së ka refuzuar të vëzhgojë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, pra zgjedhje pa opozitën për Europën nuk ekzistojnë. Për shqiptarët, për mbi 90% të tyre ky vendim ishte i marrë me kohë, ndërkohë ky konfirmim tronditës nga Evropa dhe kundrejt aspiratës Europiane që ne kemi, e cila kërkon demokraci

E cila kërkon demokraci funksionuese, pluralizëm të zhvilluar në të gjitha elementët e tij, Edi Rama servir monizëm, totalitarizëm, kriminalitet dhe korrupsion, të gjitha së bashku si ushqyes të këtij monizmi. Për ta kthyer Shqipërinë në një pre të tij dhe për ta mbajtur vazhdimisht jashtë Europës për të qenë jashtë syve, jashtë monitorimit dhe jashtë vëmendjes. Përkundrazi institucionet Europiane u treguan në lartësinë e tyre të detyrës dhe demaskuan këtë veprim të paprecedentë, të gjithë pluralizmit shqiptar, u refuzohen zgjedhjet që të vëzhgohen sepse ato nuk ekzistojnë edhe në pikëpamje politike, por edhe shoqërore, i vendos vulën një komploti shumë të rrezikshëm, së dyti, dua të ndaj me ju që komploti kishte në plan të parë dhe prioritet përplasen e fortë civile të kërkuar nga Edi Rama me insistim, të provokuar në mënyrë të vazhdueshme edhe gjatë protestave madhështore të opozitës, pasi për Edi Ramën provokimi, dhuna, kufomat dhe çdo gjë tjetër janë të dobishme vetëm dhe vetëm që ti shërbejnë pushtetit të tij e për tu fshehur pas tyre për të bërë të tjerët fajtor. Sot ka vetëm një fajtor, sot ka vetëm një shkaktar, sot ka vetëm një njeri destruktiv, sot ka një njeri të vetëm që urren dialogun, sot ka vetëm një njeri të vetëm që do ti çojë shqiptarët në përplasje civile dhe ky është Edi Rama.

Dje zëvendës kryeministri Italian, Mateo Salvini një mik i madh i Shqipërisë konfirmoi në deklarimet e tij se Shqipëria e Edi Ramës do të ishte një shesh i përplasjes së egër civile dhe përse duhet të ndodhte kjo, sepse gangsterat e Edi Ramës duhet të qëndronin dhe ca ditë më shumë në pushtet për të vjedhur dhe ca pasuri të tjera më shumë dhe për të nënshtruar Shqiptarët edhe më shumë. Sot dita për tu ndarë nga monizmi ka ardhur njëherë e përgjithmonë, ishte një tentativë e fundit e gahmave të vjetra të komunizmit, të cilat u kanë dhënë shpirt për ta ringjallur dhe për ta ringritur këtë monizëm të cilët Shqiptarët e urrejnë, e refuzojnë që të gjithë të majtë dhe të djathtë, pasi janë ndarë njëherë e përgjithmonë dhe asnjeri nga Shqiptarët nuk pranon të bëjë pazar me liritë dhe me të drejtat e tij vetëm dhe ti shesë të gjitha këto për të qenë të gjithë këto liri dhe të drejta dhe mundësitë të jenë vetëm pronë e Edi Ramës i cili do t’jua shpërndajë të tjerëve nga pak ashtu siç do ai. 30 qershori pra përfundimisht të nderuar qytetarë dhe nga pikëpamja kushtetuese dhe nga pikëpamja ligjore dhe në kuptim të funksionimit të shtetit ligjor për të cilët aq shumë kanë aspiruar breza të tërë të Shqiptarëve dhe i ka dhënë përgjigje përfundimtarë kësaj date, pra nuk kemi zgjedhje. Ndërgjegjja që shoqëron qytetarët që refuzojnë monizmin i ka dhënë përgjigje kësaj çështje dhe e ka refuzuar.

Evropa e ka refuzuar tërësisht. Mbajti qëndrimin më të rreptë, më të qartë dhe më evident që ajo mund të ketë mbajtur ndonjëherë. Kushdo që do të donte që ishte garniturë e këtij procesi, a mbështetës i këtij procesi, a përpiqej që të konstruktonte alibitë të çfarëdolloj forme do të ishte as më shumë e as më pak pjesë, mbështetës, inspirues i një monizmi i cili ka vdekur, te cilin, nuk e ngjall dot as babloku Edi Rama dhe askush dhe për të cilën përball do të kishte të gjithë shqiptarët në bllok. Nda të nderuar qytetar dhe qytetare, ne jemi këtu të pa lëkundur për të mbrojtur pluralizmin, paqen në vend, mirëkuptimin mes shqiptarëve dhe për ti parë gjithmonë zgjedhjet dhe ditët e tyre si një ditë ku Shqipëria merr frymë për mundësi dhe qeverisje më të mirë dhe kurrë për ta shndërruar atë në një ditë lufte, dhune dhe përplasjesh të egra mes njëri tjetrit. Faleminderit të gjithëve.

Modifikuar më E Enjte, 27 June 2019 13:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...