Vendi është në prag të legalizimit të diktaturës, por ende shpresoj që ...

Premte, 28 June 2019 15:28

Nëse ka një betejë politike për t'u bërë ajo është beteja për rivendosjen e rendit kushtetues. Partia Socialiste e Edi Ramës e shkërmoqi të gjithë sundimin kushtetues në vend nga pak e çdo ditë. Sot i ka dhënë dërrmën përfundimtare!

Nuk është më fjala do shkarkohet X apo të ngarkohet Y. Nuk është më fjala për të zgjedhur ndërmjet politikanësh. Jo!

Liritë dhe të drejtat nuk ekzistojnë më, sepse shteti i sunduar nga qeveria mono-parti i shkel ato pa asnjë problem, në vend që.ti mbr

 

Urdhëri politik i Kryetarit të partisë që qeveris, është sot ligji i vetëm sundues!

Deklaratat publike të atyre pak miqve personalë e qokaxhinjve ndërkombëtarë vlejnë më shumë se sundimi Kushtetues e ligjor në vend!

Imazhi i standartit perëndimor të sundimit të ligjit është sot në ditën më të zezë. Në pikën më të ulët.

E gjitha kjo vjen nga dëshira e papërmbajtshme e një njeriu të vetëm për të vdekur në pushtet. Ska fare rëndësi se si, me blerje, vjedhje, me të fortë, me parelinj e çtë jenë.

Mjafton që Ai të jetë në pushtet. Standartet rregullohen!

Të gjithë shpallen fajtorë për shumë më pak nga këto skandalet që bën Edi Rama sot. Vetëm ky jo!

Skandalet kriminale të tij janë të pranueshme, të të tjerëve jo! Të gjithë i zë reforma. Autorin e kanabizimit të vendit, kriminalizimit të politikës e vendimmarrjes, koncensioneve, PPP e tendërve pa garë e pa llogjikë ekonomike, blerjes masive të votave jo.

Atë nuk e zë reforma!

Kulmi!

Kur Edi Rama nuk hyn në zgjedhje, zgjedhjet shtyhen. Ndërsa kur të njëjtën gjë bëjn të tjerët zgjedhjet nuk shtyhen.

Vendi është në prag të legalizimit të diktaturës, por standarti përmbyset, sepse populli apo qoftë edhe opozita nuk u dashka të protestojë!!! Kjo është revoltuese!

Por, ende shpresoj që kjo revoltë të shndërrohet në energji për rivendosjen e rendit kushtetues e ligjor në vend, të rendit që përcakton kushtetuta e ligjet e popullit shqiptar dhe jo kryeministri i radhës e aq më pak miqtë personalë burrokratë që ndryshojnë mendim me një pjatë pilaf me fruta deti.

Jeta vazhdon e unë ende kam shpresë tek mençuria e këtij populli, por edhe tek perëndimi i vërtetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...