Nga Gjermania kundër gjyqit ndaj "Bild": Rama bën mirë të respektojë lirinë e medias

Premte, 28 June 2019 19:31

Me titullin “Kryeministri shqiptar duhet të respektojë lirinë e medias’, gazeta gjermane “Reporter Ohner Grenze” shkruan se “Kryeministri shqiptar Rama ka një sjellje të çuditshme ndaj demokracisë dhe të drejtave njerëzore’

Pjesë nga shkrimi

‘Reporterët pa Kufinj” (RSF) dhe Qendra Europiane për Lirinë e Medias (ECPMF) dënojnë sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili ka kërcënuar me konseguenca ligjore gazetarin e politikës së tabloidit gjerman Bild, Peter Tiede. Gazeta ka publikuar një artikull online më 5 qershor, ku ka akuzuar shefin e qeverisë që ka përvetësuar vota kundrejt parave të mafies në zgjedhjet e vitit 2017.

‘Bild’ ka demostruar me zë dokumente të përfshirjes së qeverisë me mafian.

Sipas ilustrimit të gazetës, autenticiteti i përgjimeve është i sigurtë.

Rama ka njoftuar gjithsesi, se përballë një gjykate gjermane, do të padisë Tiede.

Ndër arsyet që përmend është se në Gjermani, dinjiteti i njerëzve dhe të respektit, drejtësia nuk luan.

Në një postim në twiter të martën, Rama madje ka deklaruar që ka rezervuar një avokat, të quajtur Matthias Prinz.

Dhe më tej në twitter: ‘Trupa gjykuese gjermane duhet të vendosë kush ka të drejtë dhe kush jo. E bëj këtë sepse populli i Shqipërisë meriton të vertetën, e thënë nga një gjykatë të një vendi të respektueshëm”

Ndërkohë që gazetari gjerman i ‘Bild’, Tiede i është përgjigjur me një pyetje: ‘Po më bën mua fajtor që publikova përgjime me zë real?’

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një sjellje të çuditshme ndaj demokracisë dhe të drejtave njerëzore”, ka deklaruar Christian Mihr, CEO di ROG.

‘Një nga detyrat e medias është kontrolli i të pushtetshmëve. Kjo është ajo çka ekzaktësisht ka bërë Bild Zeitung, e cila e ka mbuluar shkrimin e saj me kërkime që bazohen në burime. Këto janë bazat e shtypit të lirë, që më pas i kemi vlerësuar si vlera të Unionit Europian. Një vend që kërkon të bëhet pjesë e këtij komunitet duhet të respektijë këto vlera’, vazhdon më tej Mihr

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...