Kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko, denoncon fushatën e presioneve ndaj administratës nga drejtues të institucioneve shtetërore me qëllim, pjesëmarrjen masive të të punësuarve dhe familjarëve të tyre.
Aliko ka qenë konkret në denoncimin e tij ndaj dy drejtorëve “rilindas”, Rezart Hoxha i OSHEE Gjirokastër dhe Florian Taçi i Kadastrës, i biri i vrasesit te 4 shkodranëve në 2 prill, Çapajev Taçi, ish shef i komisariatit Shkodër, dënuar me burg, të cilët sipas tij, ditët e fundit po ndërmarrin veprime të paprecedente, duke presionuar punonjësit e tyre për pjesëmarrje në votimet e së dielës të punonjësve të tyre dhe familjarëve.
Aliko ka vënë në dijeni misionet ndërkombëtare në vend për këte rast duke kërkuar prej tyre vëmendje. Ai i kërkon gjirokastritëve të mos marrin pjesë në votimet e të dieles pasi nuk janë gjë tjetër veçse farsë dhe një arsye më shumë për t’i dhënë Edi Ramës dhe Rilindjes së tij, pushtet të pakufizuar.