Basha, thirrje qytetarëve: Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin, të mos biem pre

Premte, 28 June 2019 22:29

Në daljen publike Basha bëri thirrje të forta dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po provokon qytetarët dhe po i tërheq ata drejt dhunës.

Ai pranoi gabimet e bëra në këto vite, por rënditi edhe fakte të shumta që sipas tij e zbuluan pushtetin kriminal të Edi Ramës.

U bëri thirrje qytetarëve që të jenë me besim dhe më të bashkuar se kurrë.

Deklarata e plotë

Basha përkufizon Edi ramën: Mishërimi i ccdo të keqeje që ka prodhuar politika në 30 vjet. Shpërdoroi mizorisht me krimin besimin e pakizuar që iu dha.

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, ccdo ditë, për gjashtë vjet rresht.

Sot largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të ccdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatëruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltuqet me punën dhe kontributin.

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

Shpërdoroi besimin

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve

Tradhtoi të ardhmen e tyre

Shumë nuk e panë që në fillim, por Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

Krimi financoi gjithë opozitën e tij

Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet

Dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...