SHBA, BE dhe OSBE, godasin Edi Ramën: Të hetohet vjedhja e votave

Saturday, 29 June 2019 10:35

Selitë e diplomacive më të mëdha diplomatike bënë deklarata të njëpasnjëshme këtë të premte për krizën politike në vend.

E gjithë vëmendja u përqendrua në pjesën e deklaratave ku flitej për atë që do të ndodhë në 30 qershor, por deklaratat patën edhe një pjesë të dytë e cila në përgjithësi u anashkalua.

 

Aty flitej për përgjimet dhe denoncimet për blerte të votës.

 

Njëzëri faktori ndërkombëtar kërkoi hetim të menjëhershëm të këtyre denoncimeve të opozitës dhe gazetës gjermane BILD për dosjet 339 dhe 184.

Në intervistën e djeshme për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer u shpreh se ‘krimi elektoral meriton një hetim serioz’.

‘Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze’ – tha Palmer.

Në deklaratën e Ambasadës së Britanisë së Madhe thuhet se duhet të vijojnë hetimet për manipulim të votave.

 ‘Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin’ – thuhet në deklaratën e Britanisë së Madhe.

Gjermania bën gjithashtu një tjetër thirrje për hetime të këtyre akuzave.

 ‘Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislacionit në fuqi’ – thotë ambasadorja gjermane.

Drejtuesit e OSBE-së bënë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri, por edhe aty kërkohet dënim për shkeljet në zgjedhje.

 ‘Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore’ – thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Ndoshta për herë të parë vjen edhe kjo ‘shuplakë’ për qeverinë e cila çështjen e përgjimeve e ka trajtuar si të dorës së dytë. /Lapsi

Modifikuar më Saturday, 29 June 2019 10:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...