Reporterët pa Kufi: Rama ka koncept të gabuar për demokracinë

Saturday, 29 June 2019 10:59

“Reporterët pa Kufi” dënon sjelljen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj gazetarit të “BILD”. 

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”,  është shprehur drejtori i  degës gjermane të organizatës “Reporterët pa Kufi”, Christian Mihr”, sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. “Është detyrë e medias, mes tjerash, që t’u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur  hulumtimet e saj në burime. Këto janë gurët e themelit të një shtypi  të lirë, të cilin e kemi ankoruar në vlerat e komunitetit tonë në Bashkimin Evropian. Një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e atij komuniteti duhet t’i respektojë këto vlera “, ka thënë Mihr.

Screenshot BILD-Zeitung - Wie die Mafia in Albanien Wahlen manipuliert (bild.de)
 

Gazeta gjermane BILD pat publikuar më 5 qershor një artikull në internet, i cili akuzon kreun e qeverisë shqiptare se ka përdorur paratë e mafies për të blerë vota gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. BILD e ilustronte këtë akuzë me përgjimet telefonike ku dëgjoheshin perfaqësues të partisë qeverisëse që komunikonin me pjesëtarë të krimit të organizuar. Sipas BILD përgjimet janë të vërteta. Ndërkohë vërtetësinë e këtyre përgjimeve e ka konfirmuar edh Prokuroria e krimeve të rënda.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i hedh poshtë këto akuza dhe nëpërmjet një mesazhi në Twitter e ka kërcënuar me paditje gazetarin gjerman. Rama ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se ka ngarkuar me këtë detyre avokatin e njohur gjerman, Matthias Prinz.

  1
Edhe historian i njohur Oliver Jens Schmitt e dënoi në një intervistë për DW këtë kërcënim të kryeministrit shqiptar. “Do të ishte më mirë sikur ai të luftonte me forcë lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe politikës se sa të merrej me median që informoi për këto lidhje.”, tha Schmitt.

Organizata Reporterë pa Kufi kritikon në artikullin e saj politikat e qeverisë shqiptare ndaj medias e sidomos ligjin e fundit të qeverisë shqiptare që mundëson dënime të rënda për mediat shqiptare dhe të huaja në internet. Në indeksin kësaj organizate për lirinë e shtypit, Shqipëria zë vendin e  82 nga gjithsej 180 shtete.  DW

Modifikuar më Saturday, 29 June 2019 11:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...