Bashkia Pogradec denoncon ndalimin nga policia të punonjësve të administratës

Saturday, 29 June 2019 15:09

Bashkia Pogradec denoncon ndalimin nga policia të punonjësve të administratës së bashkisë dhe kërkon arrestimin e personave, të cilët nga mëngjësi i sotëm po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë

KOMUNIKIM PËR SHTYP I BASHKISË POGRADEC!
Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale.
Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec.
I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni.
Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile
Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë .
Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...