(VIDEO) Ish-kryeministri denoncon: Ja qendrat e votimit të manipulimit

Saturday, 29 June 2019 15:43

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” denoncimin me video të një qytetari nga periferitë e Tiranës. “Denoncuesi digjital” shkruan se në tre qendra votimi të vendosura njëra pas tjetërs në lagjen Babrru Shpat, nuk është afishuar asnjë informacion lidhur me zgjedhësit, gjë që sipas tij nënkupton se kryeministri Edi Rama, “do t’i firmosë dhe vulosë vetë listat”.

STATUSI I BERISHËS

Ja “qendrat” e” votimit” te manipulimit te narkofarses se monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Krimi. Ndiqni denoncimin e qytetarit! sb

“Me këtë video doja tju shpjegoja qartë çfarë bëhet dhe si do bëhen zgjedhjet nesër dhe si do manipulohen zgjedhjet nesër. Të them të drejtën shumë njerëz janë skeptikë, thonë po si do manipulohen. Unë ndodhem në lagjen time, ku prej shumë vitesh janë mbajtur zgjedhjet si lokale dhe ato qendrore. prej një jave shoh që këtu ku ndodhem unë janë tre qendrat e votimit, të lagjes Babrru Shpat. Siç e shikoni është kjo godina këtu. Atëherë nuk e di nëse dallohet mirë një është kjo këtu, tjetra kjo këtu dhe e treta është aty matanë, është një derë e vogël dhe një ndërtesë pas saj. Të them të drejtën nuk e kuptoj, nuk kemi as tabela, nuk kemi as indicie, të paktën për votuesit e Babrru Shpatit. Në këto tre qendra votimi votojnë diku tek 1800 votues nga 3200 që është lista dhe sot, pak orë nga zgjedhjet lokale të quajtura nga Edi Rama dhe nuk ka as tabelë, as lista, as emra, as polici, asgjë. Doja ta ndaja me ju këtë video. Banorët e Babrru Shpatit nesër nuk votojnë. Me këtë e faktoj, me qendrat e votimit. Zoti Edi Rama ka vendosur që me listat tona ti vulosë e firmosë e vetë kutitë. Kjo është zgjedhja e Ramës. Qendrat e votimit nuk ndodhen në asnjë vend”, thotë qytetari në fjalë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...