Si doli bllof Sandër Lleshaj me kryebashkiakun e Vaut të Dejës, u shkarkua por Hila nuk ishte te protesta

Saturday, 29 June 2019 17:23

Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, për të cilin kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin nga detyra, është thirrur sot nga Policia e Shkodrës, për t’u pyetur mbi incidentin e rëndë, që ndodhi në KZAZ e kësaj bashkie, e cila ishte vendosur në shkollën “Ndreu Mjeda”.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se kryebashkiaku Hila është thirrur për t’u paraqitur në ambientet e komisariatit të Shkodrës sot në orën 12:00.

Të njëjtat burime thanë për “BalkanWeb” se Zef Hila është shprehur para uniformave blu se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës. “Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, mësohet të ketë thënë Hila para policëve.

Procesi zgjedhor në Vaun e Dejës u shoqërua me tensione të forta mes mbështetësve të opozitës dhe policisë. Gjatë përplasjes, protestuesit i vunë zjarrin shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat, në të cilën ndodhej KZAZ-ja. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...