Deklarata e Presidentit Ilir Meta sot, ku ftonte shqiptarët t’a shihnin ditën e sotme si një ditë normale dhe të mos krijonin incidente është pasqyruar gjerësisht dhe në median e rajonit.
Më shumë se 20 portale në Maqedoni kanë publikuar mesazhin e presidentit Meta dhe foton e tij nga plazhi, ku ndodhet se bashku me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi.
Titujt që pasqyrojnë lajmin në median maqedonase janë: “Presidenti tallet me votimet e Edi Ramës”. Ndërkohë që lajmet theksojnë se Shqipëria po zhvillon zgjedhje me një kandidat të partisë në pushtet dhe pa opozitën në garë.