Njësoj si në 2016 dhe 2017, PS ka gati skemën për manipulimin e zgjedhjeve

Diel, 30 June 2019 17:01

Në veçanti, një dokument që është publikuar shpesh është një “Formular Patronazhi Personal”, që supozohet se po përdoret nga Partia Socialiste për të frikësuar qytetarët për të marrë pjesë në votime duke i regjistruar të dhënat e tyre personale, në shkelje të nenit 329 të Kodit Penal.

Patronazhuesit mund të jenë kryetarët e OS-ve, drejtuesit e strukturave të tjera të PS-së (të organizatave rinore, të grave, etj), drejtuesit e institucioneve, kordinatorët elektoralë, persona influent në zonë, apo persona të spikatur që kanë dëshirë dhe energji të bëjnë patronazh personal.

Është e papranueshme që kushdo, qoftë ai zyrtar i partisë, nëpunës publik ose qytetari i zakonshëm, të bëhet garanci dhe të mbajë përgjegjësi për sjelljen votuese të dikujt tjetër. Përveç kësaj, është e ndaluar që “drejtorët e institucioneve” të përfshihen në mënyrë aktive në fushatë zgjedhore.

Formulari e thekson se i gjithë informacioni në të duhet të jetë i vërtetë dhe se qendra e votimit për çdo person në formular duhet plotësuar “për të shmangur deklarimet fiktive”. Po ashtu, duhet shënuar në formular dhe vendi i takimit me këtë votues, sërish “për të shmangur deklarimet fiktive”.

Ky udhëzim jo vetëm tregon se ata që marrin formularin duhet ta plotësojnë atë me të dhëna reale (dhe jo “fiktive”), por se gjithashtu Partia Socialiste duket se ka një sistem mbikëqyrjeje për të kontrolluar veprimet e atyre që janë në “patronazhin” e saj. Ky është një zhvillim alarmant që i afrohet “votës së lirë” për qytetarët shqiptarë që prej diktaturës komuniste.

Vetëm ky formular duhet të jetë provë e mjaftueshme për Prokurorinë që të fillojë një hetim për kërcënimin e votuesve dhe shpërdorimin e burimeve publike në fushatën elektorale të vitit 2019, dhe po ashtu duhet të jetë këmbanë alarmi për  BE-në dhe OSBE-ODIHR-in.

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...