Erion Veliaj nuk ia doli të detyrojë as 100 qytetarë të Tiranës të dilnin e të votonin dhe tani kërcënon komisionarët e PS që të mbushin kutitë e votimit.
Kështu shprehet nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmetaj thekson se, deri në orën 18:00 përqindja e pjesëmarrjes ka qenë 12-13%.
Statusi i plotë i Kejdi Mehmetaj:
Lali Eri nuk ja doli dot të detyrojë as 100 mijë vetë të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë.
Nga monitorimet që kemi në terren qendra që deri në orën 18:00 kishin rreth 12-13 % pjesëmarrje, tani duan ti shesin 2fish. Mos kini merak, çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike.
Deklaratat e shërbëtorëve të tij nuk do i mbushin dot kutitë!
Lali si #Pinoku!
Pinokun si personazh e shohin fëmijët, po lalin kush do pranojë ta shohë më? Mbi 80% e Tiranës i than edhe atij #IK