Mbyllen furrat, nis sot 'kriza humanitare' në veri të Kosovës

Hënë, 01 July 2019 09:52

Sot nis plani i Serbisë për 'krizë humanitare' në veri të Kosovës. Mediat në Prishtinë raportojnë se subjektet ekonomike të të gjitha llojeve janë urdhëruar të mos punojnë, madje do të mbahen të mbyllura edhe pompat e benzinës, furrat, lokalet etj. Qytetarët serbë kanë krijuar rezerva të paktën për tri ditë, ndërsa atyre u janë shpërndarë fletëurdhëresa që të mos blejnë artikuj elementarë në “Lagjen e Boshnjakëve” e as në jug të Mitrovicës.

Kështu nga dita e sotme komunat veriore të Kosovës do të jenë në bllokadë të plotë si rezultat i planit të Serbisë për “katastrofën humanitare”. Burime nga pjesa veriore thonë se qytetarët serbë kanë krijuar rezerva të paktën për tri ditët e ardhshme. Ata vlerësojnë se në veri bëhet fjalë për grevë të përgjithshme për shkak se asnjë dyqan i çfarëdo lloji, marketet, barnatoret, dyqanet hoteliere, duke përfshirë edhe pompat e benzinës, furrat, qebaptoret, ëmbëltoret, lokalet e berberëve e sallonet e ondulimit, nuk do të punojë. Të gjitha do të mbahen të mbyllura, sipas një urdhërese të afaristëve të veriut të Kosovës. Afaristët e veriut të Kosovës parashikojnë edhe që t’i mbyllin pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë, por ky vendim ende nuk është marrë dhe pritet të diskutohet më 3 korrik, shkruan Express.

“Serbëve në veri të Kosovës nuk u paraqitet rreziku për uri, po sigurisht janë të kërcënuar me rrahje ose edhe me dëmtim të pasurisë dhe me metoda tjera të frikësimit nëse shkojnë dhe blejmë në dyqanet ‘përtej rrugës’, në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ ose edhe në hipermarkete në pjesën jugore të qytetit, ku pothuajse rregullisht shkojnë dhe furnizohen me mallra, atëherë kur nuk i spiunojnë.

E ndërkaq spiunimi dhe informimi këto ditë, nga paralajmërimi i ‘katastrofës humanitare’, është aktivitet i rregull patriotik. Ndoshta ndonjë individ i etshëm për një jogurt edhe ka marrë guximin që për shkak të fëmijës të kalojë deri te fqinjët, por që pronares së ‘bakalnices’ nuk guxon t’i kalojë pa e parë. Në vepër është, siç thonë, marrëveshja e solidaritetit”, përcjell portali “Kossev”, prononcime të qytetarëve për situatën. “Rezerva do të kemi ndoshta edhe tri ditë, sepse depot në të cilat jemi furnizuar me mallra janë mbyllur para dy ditëve, ndërsa mallra që kanë ardhur nga Serbia nëpërmes rrugëve alternative nuk ka qe 20 ditë.

Modifikuar më Hënë, 01 July 2019 09:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...