ANALIZA/ Përdhunimi elektoral që nuk fshihet dot edhe sikur Mogherini e Vlahutini të këndojnë me oi, çfarë duhet të ndryshojë urgjentisht opozita”

Hënë, 01 July 2019 16:08

Agron Gjekmarkaj/ Të dielën Shqipëria u përdhunua elektoralisht ndonëse shumica absolute e qytetarëve e bojkotoi procesin më të turpshëm elektoral në 107 vite shtet kombëtar!

Edi Rama qëkur ka hyrë në politikë s’ka qenë kurrë më vetëm! Ai e kupton këtë pos gajretit që shet lart e poshtë! Çdo qendër votimi u kthye në dëshminë e asaj se çfarë është në gjendje Rilindja t’i bëjë këtij vendi!

Kudo u dalin pafund vota më shumë se votues se njerëzit preferuan të mos nxinin as gishtin as fytyrën! Të panumërta janë rastet e kërcënimeve për të votuar! Ata kishin komisionet e veta, KZAZ, KQZ, po prapë u ngatërruan keq si hajdutët pas gjësë së vjedhur! Lideri, organizata, partia, pushteti dhe shteti funksionuan si një trup dhe turp i vetëm! Aradha e policëve, zaptieve të administratës nën mbrojtjen e çunave problematike bënë gjithçka kërkohej prej tyre! Me turravrapin e ethshëm të denatyrimit moral para të cilit njeriu i ri i komunizmit të duket një fisnik i vërtetë, mikrobet e një republike që vdes për ditë ja bënë fora! Qeveria e Edi Ramës dhe ai vetë e kanë humbur mbështetjen popullore! Atë me gjasë nuk e fitojnë dot edhe sikur Palmeri me Boshardin e Sorevën të bëjnë një pafundësi deklaratash pro tij!

Nuk e fiton atë edhe nëse Mogerini me Vlahutinin ja japin kujës me oi në mes të Brukselit!  Nuk e fiton edhe nëse Ornela Vorpsi shkruan një baladë për të nën hijen e shkrumbuar të Notre Damit! Nuk e fiton edhe nëse Sandër Lleshi në vend të deklaratave plot urrejtje nxjerr nga goja plumba! Rama tanimë e ka shndërruar Shqipërinë në një lodër me të cilën po bën çfarë të dojë derisa ajo t’i mbesë në dorë e të mos i bëjë më derman as njeri e as dreq! Ne qeverisim me disa parime si shoqëri mes te cilave shkëlqejnë frika, kërcënimi, korrupsioni dhe  propaganda!  Unë sot pa pikën e admirimit nuk e them dot që Edi Rama nuk është i zoti i cili sundon si despot edhe pse në minorancë të dukshme! Shoqëria dhe opozita duhet ta bëjë këtë pyetje dhe ta gjejnë sa më parë  përgjigjen për të mirën e tyre!

Duhet të reflektojnë brigjeve të lumit pse atij i ecën kungulli mbi ujë? Pse SHBA dhe BE i thonë marshallah edhe pse qindra mijëra kanë ikur duke boshatisur qytete e fshatra, edhe pse njohëm me kriminalin e projekteve politike , kanabizimin, edhe pse një km rrugë kushton 20 milion euro, edhe pse Konçensionet të famshmet PPP janë dhurata për klientë personal , edhe pse Zëri i Amerikës dhe Bild nxorrën të gjithë skemën se si krimi e mafia menaxhon skemën zgjedhore, se si ministra , deputete, kryebashkiakë përfshihen në zhdukjen e votimit si koncept dhe dinjitetit si ndjenjë??!! Ata e lejuan ta kryejë dhunimin i cili do mbetet përgjithmonë në kujtesë! Opozita duhet ta zbulojë këtë sa më parë nëse nuk do të zhduket!! Diktaturat fillojnë si vullnet i pakicës kundër shumicës dhe përfundojnë si tirani e shumicës kundër pakicës! Ne shqiptarët e dimë këtë! Opozita u shndërrua në fasadë, në një subjekt politik që në çdo palë zgjedhje do shërbente vetëm si legjitimim për fitoren e rradhës  të grabitur nga Edi Rama! Lulzim Basha mori vendimin e duhur nga pikëpamja historike duke mos e pranuar më të qenit dekor! Praktikisht mund të ketë qejfmbetur! Ai nuk mund të hynte ne zgjedhje që vetëm vidhen! Ata të dielën ja vodhën  vetvetes o jo më nuk do ja bëni Lulzim Bashës! Lideri i opozitës pat paraljmëruar që nuk do ketë votime e zgjedhje pa opozitën! Bëri gjithçka që t’ja dilte! Mbështetja popullore në protesta që e madhe për të! Ne fund ai u tërhoq nga presioni ndërkombëtar e nga vetëdija që populli shqiptar nuk meriton gjakderdhje mes vedit ! Në instancë të fundit unë e besoj që Basha nuk do t’i përplaste shqiptaret mes tyre përtej kërcënimeve që vinin nga përtej detit! Po një mësim ai duhet ta nxjerrë nga kjo histori !

Duhet të mësojë të mos e leshojë pa fre litarin e retorikes, të mos e zmadhojë pafund distancën ndërmjet aktit dhe fjalës. Tek e fundit qytetarët e dëgjuan  klithmën e dëshpëruar të Bashës, ata nuk votuan. Ata refuzuan! Sot në Shqipëri problemi është Edi Rama dhe jo Lulzim Basha. Është rilindja dhe lidhja e saj me korrupsionin dhe krimin. Para dy vitesh ne të gjithë e kemi pranuar faktin se Edi Rama do të qeveriste për katër vjet të tjera. Kjo dukej gjëja më e padiskutueshme. Sot çdo gjë që Edi Rama përfaqëson është vënë në diskutim dhe mbi të gjitha në vetmi popullore. Opozita bëri dhe po bën betejën e saj. Kjo betejë vazhdon. Sot ajo krahas radikalizmit e ka jetike të ndryshojë disa gjera. Së pari perceptimin në raport me SHBA. Opozita dhe kushdo eshte e denuar te kete perjetsisht vetem marrdhenje te mira me Ameriken ! PD eshte krijuar si partia e pare proamerikane e ketij vendi! Budallenjte qe nxjerrin Palmerin si te ndikuar nga serbet ne faqen e pare te RD duhen kuruar! Ligjerimi pjesor i opozites ( e cila ka merite te madhe per transformimin e reformes ne drejtesi nga traktat ideologjik ne ne nje koncept juridik) duhet te ndryshoje ne favorin e saj qofte edhe duke shtrenguar dhembet per kapjet ndaj saj qe po konsumon Kryeministri! Perendimi ne kete moment do garanci per te! Partite me Shqiperi konsiderohen si grupe biznesi ketu nuk ben perjashtim as opozita! Ajo ne keto 6 vite nuk

I ka bere asnje leshim shoqerise duke qendruar me thonje brenda mureve te arrogances se mosndryshimit! PD duhet te gjeje frymen e vitit 1990 edhe pse kohet jane bere tejet pragmatiste ku idealizmi perqeshet ! Shoqeria do ta mirprese kete e lodhur nga batakçilleku qe po na ze frymen ! Krahas refuzimit te siatemit te Rames , Bashe duhet te ndertoje sistemin e rindertimit te PD ne partneritet me shoqerine ! Ne kete pike ai do te jete me i forte per te hyre ne zgjedhje edhe me Ramen  Kryeminister, edhe pa marrveshje pa e perjashtuar ate!  Tanime qytetaret e kane braktisur Skenderbeun e cfilitur nga minjet qe i hane traret e shtepise dhe kembet e karrikes se kali ka ngardhur! Rama e di se çfare peshe ka mbi shpine ! Batutat i ka nga zori! Ata , qytetaret,duhet ti fitoje opozita me nje pakt besimi duke reflektuar shpresat dhe problemet e tyre  jo duke pritur qe te bjere Rama e te votohet pa ndryshuar! Nuk eshte e thene qe kjo te ndodhe ne pak jave ! Po nje dite do te ndodhe ska tjeter mundesi ! Sot kur Rama i ka te gjitha çuditerisht kam më shprese! Me ka ikur melankolia e para 30 qershorit ne plan personal !Diktatura qe ju ofron shqiptarve do ti shnderrohet ne gurin e lidhur pas qafes! Kostot ende nuk i dime por Rama eshte narcist i madh e fo veten ndaj do mundohet se paku vetes gja kurseje disa! Te investojme psk ne durim ! Panorama e Glover, shefes se monitorimit te misionit Osbe-Odir ishte e frikshme per mazhorancen! Ajo praktisht i rrezoi keto votime ne analizen dhe parashtrimin e fakteve qe paraqiti!! Tani le te brohorasin votat tona plumb per armikun (opoziten)

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...