Dështon samiti i BE, nxehet Macron: Refuzoj në mënyrë strikte zgjerimin

Hënë, 01 July 2019 19:56

Liderët e Bashkimit Europian mbeten të përçarë lidhur me pasuesit e zyrtarëve të lartë të Unionit. Ata pezulluan negociatat që zgjatën gjatë gjithë natës të së dielës deri mëngjesin e së hënës. Kundërshtimet më të mëdha janë për pasuesin e presidentit të Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Diplomatët bënë me dije se drejtuesi i samitit, Donald Tusk propozoi politikanin holandez të qëndrës së majtë, Franc Timmermans për postin e lartë, por liderët dështuan të dakordësoheshin. Ky zhvillim irritoi presidentin francez, Emmanuel Macron dhe i dha shkas atij që të bllokonte zgjerimin e Unionit.

“Jam shumë skeptik ndaj atyre që mundohen të na thonë se e ardhmja e Europës është tek një zgjerimi i ri, kur 28 nga ne nuk mund të arrijnë një marrëveshje. Edhe njëherë, unë do të refuzoj në mënyrë strikte çdo zgjerim përpara reformimit të thellë të funksionimit të institucionit tonë, në mënyrë që të kemi një shpirt serioziteti”, deklaroi presidenti francez.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi që shtetet e vogla anëtare të BE-së të mos anashkalohen, sa i përket propozimit të kandidatëve për postet drejtuese të Unionit.

“Zgjedhja e liderëve të rinj nuk duhet të krijojë tensione që mund të zgjasin për vitet në vijim.”, u shpreh kancelarja Merkel.

Situata e ndërlikuar erdhi pas zgjedhjeve europiane të mbajtura në maj, ku koalicionet tradicionale të qendrës humbën disa vende në parlament, të cilat u fituan nga nacionalistët dhe liberalët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...